Shko te përmbajtja

Justin Rrota

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Justin Rrota
Lindi
Justin Rrota

(1889-02-17)17 shkurt 1889[1]
Shkodër, Perandoria Osmane
Vdiq20 dhjetor 1964 (75 vjeç)[1]
Shkodër, Republika Popullore e Shqipërisë
ProfesionetAlbanolog; Gjuhëtar
Njihet përMësues i Popullit (1994), Profesor nderi (1994)
Veprat e njohurakopje të fotografuara të Mesharit të Buzukut

Justin Rrota, lindur Ndoc Rrota (ShkodĂ«r, 17 shkurt 1889 - 20 dhjetor, 1964) ka qenĂ« frat françeskan, arsimtar, filolog dhe historian shqiptar i letĂ«rsisĂ«, ekspert i autorĂ«ve tĂ« hershĂ«m nĂ« gjuhĂ«n shqipe. Pas marrjes sĂ« pushtetit nga LĂ«vizja Nacional-Çlirimtare pas LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore, ndryshe prej shumĂ« sivĂ«llezĂ«rve tĂ« tij, i mbijetoi pĂ«rndjekes nga regjimi komunist, por iu kufizuan mundĂ«sitĂ« e botimit.[2]

ËshtĂ« vĂ«llai i vogĂ«l i diplomatit KolĂ« Rrota, piktorit Simon Rrota dhe fotografit e folkloristit Gjon Rrota.

U lind në Shkodër, i pagëzuar me emrin Ndoc, ishte djali i tretë i Gjush Rrotës dhe Marie Vjerdhës.[3] Mësimet e para i mori në shkollën shtëpiake të Tinës së Nikës në Serreq. Pastaj pesë klasë fillore e një klasë qytetëse i kreu te françeskanët. Më 22 gusht 1902 hyni në kolegjën françeskane, ku ishte drejtor At Fishta. Më 1904 veshi zhgunin e rishtarit për frat në Rubik e qé me këtë rast që iu dha emri Justin. Mbas një viti kaloi në Troshan ku studjoi teologji.

Gushtin e 1907 shkoi në Villach (Korincie) të Austrisë për studimet teologjike.[4] Por u kthehet pa mbushur motin për arsye shëndetësore dhe i kryen studimet në Shkodër nën drejtimin e Fishtës dhe Marlaskajt. Shugurohet meshtar me 11 gusht 1914 në Kishën e Fretënve, në Gjuhadol.[1]

Gjatë viteve 1911-1917 shërbeu si profesor i gjuhës shqipe e i besimit në shkollën françeskane në Shkodër. Korrikun e 1917, në kohën e pushtim-administrimit austro-hungarez, çeli shkollën e fshatit Plan. Kur filloi botimin gazeta "Posta e Shqypnís", u bë redaktor i së përkohshmes. U emërua profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, si dhe i gjuhës latine në kolegjin Illyricum të françeskanëve. Më 1925 u prek nga paraliza progresive, kjo nuk e pengoi në punën e tij që e vazhdoi me këmbëngulje.

Më 1929 solli në Shqipëri tri kopje të fotografuara të Mesharit të Buzukut,[5] duke qenë edhe studjuesi më i hershëm i tij. Më 1940, Instituti i Studimeve Shqiptare në Tiranë e zgjedh anëtar të tij në cilësinë e lëvruesit të gjuhës. Në periudhën e mëvonshme, veprimtaria shkencore e Justin Rrotës bie, rrjedhojë e ardhjes në pushtet të regjimit komunist dhe të sëmundjes së rëndë që e shqetësonte prej vitesh.

Ndërroi jetë dhe u varros në Shkodër më 20 dhjetor 1964.[4]

Në qendër të interesave të tija filologjike qenë veprat e para letrare të gjuhës shqipe, dhe është falë punës së tij që autorët e hershëm të shqipes nisën të njiheshin nga gjerësia e lexuesve.[6] Ka qenë ndër të parët studjues të Mesharit të Buzukut, për të cilin shkroi dhe botoi artikuj të shumtë.[7]

Pas vitit 1990, me pĂ«rmbysjen e regjimit nĂ« fuqi, puna e tij vlerĂ«sohet, duke i dhĂ«nĂ« titullin “MĂ«sues i Popullit” (1994) me motivacionin: “MĂ«sues i devotshĂ«m e plot pasion. Ka punuar me pĂ«rkushtim, duke dhĂ«nĂ« njĂ« kontribut tĂ« shquar si gjuhĂ«tar dhe studiues”. NjĂ« vit mĂ« vonĂ«, nĂ« 1995 mori titullin tjetĂ«r “PunonjĂ«s i shquar i shkencĂ«s dhe i teknikĂ«s”. Edhe Universiteti i ShkodrĂ«s “Luigj Gurakuqi” e nderoi me titullin “Profesor nderi” (1994).[4]

  • Monumenti ma i vjetĂ«r i gjuhĂ«s shqipe – Gjon Buzuku (1555), botuar mĂ« 1930.
  • PĂ«r historinĂ« e alfabetit tĂ« gjuhĂ«s shqipe, studim i 1936.
  • Shkrimtari mĂ« i vjetĂ«r italo-arbĂ«resh, LukĂ« MatrĂ«nga, (1592), botim I mĂ« 1932, II mĂ« 1939.
  • Sintaksa e gjuhĂ«s shqipe, botim I mĂ« 1942, II mĂ« 1944.
  • Analizimi i rasave tĂ« emnit nĂ« zhvillimin historik tĂ« tyne.
  • Hulumtimi dhe shĂ«njime mbi Gjon Buzukun, botuar mĂ« 1956.
  • Gjuha e shkrueme ose vĂ«rejtje gramatikore, botuar nĂ« 2006.
  1. 1 2 3 Radovani, Fritz (2019-12-20). "At Justin Rrota O.F.M. (1889 – 1964)" [Ordo Fratrum Minorum (françeskan)]. Zemra Shqiptare. MarrĂ« mĂ« 2026-05-02.
  2. ↑ Elsie 2012, f. 389.
  3. ↑ Kurti 2003, f. 126.
  4. 1 2 3 Osmani, Tomorr (16 shkurt 2009). "Atë Justin Rrota, teolog e njeri i gjuhës". Radio Vatikani. Marrë më 2026-05-02.
  5. ↑ Osmani, Tomorr (2026-03-16). "Theologian Justin Rrota, a prominent personality and scholar of our culture" [Teologu Justin Rrota, personalitet i shquar dhe studiues i kulturĂ«s sonĂ«]. BalkanWeb (nĂ« anglisht). MarrĂ« mĂ« 2026-05-02.
  6. ↑ Elsie 2010, f. 390.
  7. ↑ Elsie 2005, f. 12.
  1. Kurti, P. Donat (2003). Provinça Françeskane Shqiptare (në latinisht). Shkodër: Botime Françeskane. ISBN 99927-789-1-1.
  2. Elsie, Robert (2005). Albanian literature: A short history (në anglisht). London: I.B. Tauris. ISBN 1-84511-031-5.
  3. Elsie, Robert (2010). Historical dictionary of Albania. European Historical Dictionaries (në anglisht) (bot. 2). Lanham: Scarecrow Press. ISBN 9780810861886.
  4. Elsie, Robert (2012). A biographical dictionary of Albanian history (në anglisht). London; New York: Tauris. ISBN 978-1-78076-431-3.