Shko te përmbajtja

Toskërishtja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Toskërisht)
Toskërisht
Në hartë toskërishtja shihet me ngjyre të kuqe dhe portokalle.
Flitet nëShqipëri, Greqi, Republika e Maqedonisë, Turqi
Folës amtarë
1.8 milion ( Cenzusi 2011 )
Indo-Evropiane
Kodet e gjuhës
ISO 639-3als

Toskërishtja ose dialekti tosk është njëri nga dy dialektet e gjuhës shqipe, që flitet në jug të Shqipërisë, në një pjesë të vogël të Maqedonisë, në Greqi dhe në Italinë jugore nga arbëreshët. Kufiri në mes të gegërishtes dhe toskërishtes është Lumi Shkumbin që përshkon Shqipërinë e Mesme nga lindja në perëndim. Toskërishtja në vetvete ka tre nëndialekte: toskërishtja veriore, labërishtja dhe çamërishtja.

Fjalëformimin e emrave të vepruesit në dialektin toskë ndryshon nga ai i dialektit geg. Prapashtesa e emrave të vepruesit është -onj/ë/s e jo -ue/s si p.sh. mësonjës, drejtonjës, ndërtonjës, pastronjës, shkronjës, dërgonjës.