Braccae

Braccae (ose bracae) është termi latin për "pantallonat", dhe në këtë këndvështrim përdoret sot për t'iu referuar një stili pantallonash të bëra prej leshi. Sipas romakëve, ky stil veshjeje e kishte prejardhjen nga galët.[1]
Braccae bëheshin zakonisht me rripa dhe prireshin të arrinin nga pak mbi gjunjë në gjatësinë më të shkurtër, deri te kyçet e këmbëve në gjatësinë më të madhe, me gjatësi që përgjithësisht rritej në tributë që jetonin më në veri.
Për romakët, ti mbështillje këmbët dhe kofshët me fasciae, fasha, në kohën e Pompeut dhe Horacit, nënkuptohej si provë e një shëndeti të keq dhe feminizimi.[2] Burrat romakë vishin zakonisht tunika, të cilat ishin veshje një copëshe që përfundonte te gjunjtë ose mbi ta.
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fjala vjen nga galishtja bhrāg-ikā, pasi përgjatë një procesi të sinkopimi, ajo do të krijonte fjalën latine braca "pantallona, brekushe".[3]
Fjala është konjate me anglishten breeches. Ajo duket se rrjedh nga rrënja indo-evropiane *bhrg- "thyej", këtu e përdorur dukshëm në kuptimin "ndaj", "veçaojë", si në galikja skoceze briogais ("pantallona"), në bretonisht bragoù ("brekë"), në irlandisht bríste[4] ("pantallona"), brycan/brogau në uellsisht dhe në holandisht broek ("pantallona"). Forma kelte mund të ketë kaluar fillimisht në gjuhën etruske, e cila nuk dallon midis tingujve [k] dhe [ɡ].[5]
Veshje e galëve dhe gjermanikëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Braccae janë një lloj pantallonash të veshura nga galët dhe gjermanikët, të lidhur në kyçe me një rrip.[6] Në Perandorinë Romake, pjesa e galëve midis Ronës, Garonës dhe Pirenejve quhej Gallia braccata, pasi banorët e saj mbanin pantallona, në dallim me galët me toga, e cila quhej Gallia Cisalpina. Gjeografi Straboni te Gjeografia e tij,[7] shkruan se galët vishen me sagum, ata e lënë flokun e tyre të rritet dhe veshin veshje të gjera, valëzuese ose pantallona. Svetoni te Jetët e Dymbëdhjetë Çezarëve[8] shkruan: Galët i linin pantallonat e tyre për të marë latiklavin.[9]

Veshje romake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këto pantallona gale u adoptuan nga galo-romakët dhe u eksportuan, edhe përpara pushtimit romak, në Romë, ku përdoreshin në ushtrinë romake.[10][11]
Përdorime nga të tjerë dhe më vonë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Para vitit 1340, veshjet e gjata nuk i tregonin braccae, por këto veshje pastaj u bënë aq të shkurtëra sa Kur ata ndaluan për ti shërbyer zotërisë, (shumë) tregonin braccae e tyre dhe ato që kishin veshur të gjithë atyre që ishin pas tyre. Dhe (braccae) ishin aq të ngushta sa kishin nevojë për ndimë për ti veshur apo zhveshur.[12]
Léon Le Berre e përshkruan një fermer të vjetër nga Mahaloni në vitin 1937 si vijon: Në tokë […] ndodhet një plak nga Mahaloni, bartës i brakave dhe chupens të nyjëzuara. Ai përkulet me një dorë te pen-baz (një lloj bastuni) dhe mban litarin e një lope bretone me tjetrën.[13]
Braccae janë të ngjashme me shallvaret perse të Azisë Qendrore, që nëpërmjet skithëve do të përhapeshin edhe në Evropën Lindore,[14] dhe nëpërmjet osmanëve në Ballkan.[15]
- Braka të zbuluara në Thorsberger Moor, shek. IV, Shlesvig-Holstein
- Luftëtar got me shpinë të zhveshur në sarkofagun Ludovisi të Betejës, që vesh braccae, si shallvare, të përdorura fillimisht nga keltët dhe pastaj të shtrira te fiset e tjera barbare.
- Rob gjermanik i prangosur, shekulli II, bronz, robi mban braccae që ishin tipike për fiset gjermanike. Flokët e tij janë lidhur në një nyje svebe.
- Statujëz e lashtë e një gjermaniku me braka
- Figurinë romake e një gjermaniku me mjekërr, braka dhe tunikë sipër, shek. II
- Ilustrim i veshjeve skithe nga libri i Friedrich Hottenroth, Trachten, Haus- Feld- un Kreigsgerathschaften der Völker alter und neuer Zeit, 1884
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Keltët
- Galët
- Gjermanikët
- Skithët
- Veshjet në Romën e lashtë
- Veshjet ushtarake të Romës së lashtë
- Veshjet në Greqinë e lashtë
- Paludamentum
- Toga (veshje)
- Moda e flokëve në Romën e lashtë
- Veshjet popullore shqiptare
- Veshjet japoneze
- Diodori
- Horaci
- Fëmijëria në Romën e lashtë
- Straboni
- Gjeografia e Strabonit
- Plumbata
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Jus trium liberorum
- Tirones
- Castellum
- Castra
- Burgus
- Ushtria Romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Ludi
- Spektaklet Romake
- Kolonia Romake
- Lista e kolonive romake
- Romanizimi (kulturor)
- Iliro-romakët
- Bovillae
- Labici
- Agentes in rebus
- Frumentarii
- Lustrum
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Filozofia e lashtë romake
- Arsimi në Romën e lashtë
- Feja romake
- Lustratio
- Martesa në Romën e lashtë
- Arti romak
- Kopshtet romake
- Ekonomia Romake
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Rrugët romake
- Kuzhina antike romake
- Panem et circenses
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- E drejta romake
- Magjistratët romakë
- Notitia Dignitatum
- Novus homo
- Limes
- Letërsia e vjetër greke e romake
- Mitologjia romake
- Ushqimi dhe darka në Perandorinë Romake
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Diodor Sikuli, Bibliotheca Historica
- ↑ Gibbon 1837, f. 175
- ↑ Delamarre 2008
- ↑ "Bríste". Teanglann (në anglisht). Foras na Gaeilge.
- ↑ Për shembuj të tjerë të mundshëm kalimtarë nëpërmjet etruskishtes krahaso: greqishten ἀμόργη (amorge) e cila kthehet si fjala latine amurca, greqisht κυβερνᾶν (kubernân) në latinisht si gubernare.
- ↑ Eugène-Emmanuel Viollet-le-Duc 1874
- ↑ Straboni, Geographia, Libri IV, kapitulli IV
- ↑ Svetoni, Jetët e Dymbëdhjetë Çezarëve, Libri I, kapitulli 80
- ↑ François-Just-Marie M. Raynouard 1836
- ↑ Roland Jussiau, Louis Montméas & Jean-Claude Parot 1999, f. 142
- ↑ Jean-Louis Brunaux 2018, f. 101
- ↑ Paulin Paris 1837, f. 463
- ↑ Léon Le Berre 1935
- ↑ Edward Strachan 2009, f. 150
- ↑ Jusofi Golam-Hosajn. "Clothing, XXVI. Historical Lexicon of Persian Clothing". Encyclopædia Iranica (në anglisht). Vëll. V. fq. 856–865. ISSN 2330-4804.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Léon Le Berre (4 maj 1935). "Bretagne d'hier 1880 à 1900". L’Ouest-Éclair (në frëngjisht).
- Jean-Louis Brunaux (2018). Les Gaulois, vérités et légendes (në frëngjisht). Place des éditeurs.
- Collis, John (2003). The Celts: Origins, Myths, Inventions, Tempus. ISBN 0-7524-2913-2.
- Delamarre, Xavier (2008). Dictionnaire de la langue gauloise: Une approche linguistique du vieux-celtique continental (në frëngjisht). Errance. ISBN 978-287772369-5.
- Dodge, Hazel; Peter Connolly (1998). Die antike Stadt. Ein Leben in Athen und Rom. ISBN 978-3829011044. Këln: Konemann Verlagsgesellschaft.
- Gibbon, Edward (1837). The History of the Decline and Fall of the Roman Empire (në anglisht). Harper & brothers.
- Jusofi Golam-Hosajn. "Clothing, XXVI. Historical Lexicon of Persian Clothing". Encyclopædia Iranica (në anglisht). Vëll. V. fq. 856–865. ISSN 2330-4804.
- Roland Jussiau; Louis Montméas; Jean-Claude Parot (1999). L’Élevage en France: 10.000 ans d’histoire (në frëngjisht). Educagri Éditions.
- Mau, August (1893). "Ἀναξυρίδες". In: Paulys Realencyclopädie der classischen Altertumswissenschaft (RE). Vol. I, 2, Stuttgart, fq. 2100 f.
- Oppenheimer, Stephen (2006). The Origins of the British. Constable & Robinson.
- Paulin Paris (1837). Les Grandes Chroniques de France conservers en l’église de Saint-Denis (në frëngjisht). Paris: Techener.
- François-Just-Marie M. Raynouard (1836). Lexique roman: Lexique A-Z. Apendice. Vocabulaire (në frëngjisht). Vëll. 2. Silvestre.
- Edward Strachan (2009). Russian Oriantalism & Constantinople (në anglisht). Sphinx Fine Art – nëpërmjet Google Books.
- Eugène-Emmanuel Viollet-le-Duc, red. (1874). Dictionnaire raisonné du mobilier français de l’époque carlovingienne à la renaissance (në frëngjisht). Vëll. 3. Librairie Centrale d’Architecture, Ancienne Maison Morel.
- Wells, Peter S. (2001). Beyond Celts, Germans and Scythians, Duckworth Debates in Archaeology. ISBN 0-7156-3036-9.
- Yates, James (1875). "Bracae". te: William Smith: A Dictionary of Greek and Roman Antiquities. Londër: John Murray. fq. 213.
- Artikuj me tekst në latinisht-të cituar haptazi
- Artikuj me tekst në Transalpine Gaulish-të cituar haptazi
- Artikuj me tekst në Proto-Indo-European-të cituar haptazi
- Artikuj me tekst në Scottish Gaelic-të cituar haptazi
- Artikuj me tekst në Breton-të cituar haptazi
- Artikuj me tekst në Irish-të cituar haptazi
- Artikuj me tekst në uellsisht-të cituar haptazi
- Pages with plain IPA
- Artikuj me tekst në Ancient Greek (to 1453)-të cituar haptazi
- Pages using div col with small parameter
- Keltë
- Galё
- Fjalë dhe shprehje latine
- Veshje
- Histori kulturore
- Kultura perëndimore
- Veshje në Romën e Lashtë